Me një gol u mbyll finalja e Ligës së Kampionëve (VIDEO)
Man City shkruan historinë. Qytetarët kanë mposhtur 1-0 Interin në finalen e madhe të Stambollit duke ngritur për herë të parë kupën me “veshë të mëdhenj”, raporton ABC.
Heroi i finales ishte spanjolli Rodri i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68′ pas një asistimi të Bernardo Silvës.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa loja ishte e barabartë. Zikaltërit mund të kishin barazuar shifrat, por traversa i mohoi golin Di Marcos.
Ndërkohë, Qytetarët e mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë tripletën, pas Premier League dhe FA Cup.