Deri të enjten do të shiten biletat për ndeshjen e Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do luan më 19 qershor në Angli kundër përfaqësueses së Anglisë në kuadër të ndeshjeve për kualifikimin në EURO 2024, transmeton Portalb.mk.

“Tifozëve të përfaqësueses së Maqedonisë, të cilët janë banorë të Mbretërisë së Bashkuar, pas blerjes, biletat do t’u dërgohen në adresën e shtëpisë. Tifozëve të tjerë që blejnë biletën për ndeshjen do të marrin një kupon elektronik të cilin do ta ndërrojnë me biletë ditën e ndeshjes afër stadiumit”, sqaroi Federata.

Blerja e biletave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të jetë onlajn, ndërsa ndeshja do të luhet në Mançester. Biletat për këtë ndeshje do të jenë 30 dhe 40 paund.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton tifozët e përfaqësues dhe dashamirët e futbollit që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen e Anglisë dhe Maqedonisë me 19 qershor në Mançester, platforma https://www.wembleystadium.com/events/2023/ticket-office/England-v-North-Macedonia—Away-Supporters për të blerë bileta mbyllet të enjten me 15 qershor”, paralajmëroi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).