U prezantua programi për Muajin e Frankofonisë në Maqedoninë e Veriut
Në Shkup u prezantua programi i Institutit Francez për festimin e Muajit të Frankofonisë, ku planifikohet realizimi i programit të larmishëm nga fusha e kulturës dhe ndërlidhjen e artit francez dhe atij të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Frankofonia është shumë më tepër sesa një gjuhë e përbashkët: ajo paraqet një bashkësi vlerash të bazuara në shumëllojshmërinë kulturore, dialogun, solidaritetin, respektin e të drejtave të njeriut dhe angazhimin ndaj të rinjve dhe arsimit. Bazuar në këto parime, publikut i ofrohet një program i pasur dhe ambicioz”, deklaruan nga Ambasada e Francës.
Në prezantimi e Programit morën pjesë përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatës së Francës, Zvicrës, greqisë, Rumanisë, Shqipërisë, Belgjikës, Kanadasë, si dhe përfaqësuesit e mediave dhe partnerë të ndryshëm.
“Përmes ekspozitave, koncerteve, shfaqjeve të vallëzimit dhe takimeve letrare, këto lidhje shprehin kreativitetin në format e tij të shumta. Këta dy muaj janë veçanërisht dinamikë, me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë, takime interesante dhe përvoja interaktive për brezat e rinj”, njoftuan nga Ambasada.