Më 24 shtator në Shkup do të mbahet ekspozitë kushtuar grave që kanë lënë gjurmë historinë e medias në RMV
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjëseve të Medias dhe Rrjeti mediatik i grave “Ednakva” më 24 shtator zhvillojnë ekspozitën “Gratë pas titujve: 80 vjet histori e medias”. Ekspozita kushtuar grave që kanë lënë gjurmë të fortë në historinë e medias do të mbahet në orën 19:30, në kafenenë “Izlet” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Publiku do të ketë mundësi të shohë 30 fotografi që dëshmojnë për rolin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e medias profesionale në vend. Përgatitjet për ekspozitën u bënë në bashkëpunim me familjet e këtyre grave. Ekspozita është organizuar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjëseve të Medias në bashkëpunim me Rrjeti mediatik i grave “Ednakva”, thuhet në njoftim.
Gratë në industrinë e medias kanë luajtur një rol kyç që nga ditët e para të gazetarisë së Maqedonisë. Prania e tyre nuk ishte vetëm simbolike, ato ndikuan në vendosjen e standardeve profesionale, hapën tema avangardë që ndryshuan shoqërinë dhe ishin një zë për ata që mbetën pa zë në publik.
“Historia dëshmon për një numër të madh emrash të rëndësishëm nga epoka fillestare e gazetarisë, radios dhe televizionit të Maqedonisë, si dhe për reporteret, redaktoret, kameramanet dhe fotoreporteret e para femra që ngritën çështje rreth zhvillimeve politike dhe shoqërore, kulturës, arsimit dhe drejtësisë shoqërore në sferën publike”, thuhet në njoftim.