Mbi 73 mijë të vrarë nga Izraeli në Gaza që nga fillimi i gjenocidit

Numri i palestinezëve të vrarë në Gazë nga Izraeli ka shkuar në 73,449, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se spiralet kanë pranuar nëntë të vdekur dhe 18 të plagosur.

Disa viktima ende mbeten nën rrënoja, ndërsa autoritetet nuk kanë mundur të arrijnë tek ata.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, ministria tha se numri i të vrarëve ka shkuar në 1,313 ndërsa janë plagosur 4,361 persona.

Nga fillimi i luftës më 8 tetor 2023, Izraeli ka vrarë 72,449 palestinezë dhe ka plagosur 174,472.

Izraeli ka shkatërruar rreth 90 përqind të infrastrukturës në Gazë ndërsa kostot e rindërtimit vlerësohen mbi 70 miliardë dollarë.