Mbi 42 përqind u rrit numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut këtë vit është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 22.0 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 0.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 42.4 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin gusht u regjistruan 216 872 turistë, 102 061 prej tyre turistë të huaj, ndërsa në gushtin e kaluar ishin regjistruar 190 855, ashtu që 74 673 ishin turistë të huaj.