Mbi 37 mijë fëmijë në RMV janë të regjistruar në institucionet për arsimin parashkollor të fëmijëve

Në Maqedoninë e Veriut, në gjithsej 11 institucione publike dhe privatë janë të regjistruar 37 71 fëmijë, numër i cili është në rritje, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2024, në 118 institucione publike dhe private për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve – kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve janë regjistruar 37 871 fëmijë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me vitin 2023, numri i institucioneve është rritur nga 117 në 118, ndërsa numri i fëmijëve nga 37 804 në 37 871 fëmijë.

Në institucione publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve janë 36 187 fëmijë, ndërsa në ato private 1 373 fëmijë. Te çerdhet e fëmijëve në përbërje të shkollave private që kanë cilësinë e personit juridik janë 155 fëmijë, ndërsa në qendrat tjera numri është akoma më i vogël.