Mbaroi afati i nënshkrimeve, shtatë kandidatë për president të RMV-së

Mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president të RMV-së. Sipas rezultateve, 7 kandidatë nga gjithsej 15 i kanë siguruar nënshkrimet për të garuar më 24 prill, njofton Portalb.mk.

Në zgjedhje do të garojnë kandidatët:

Tetë kandidatët e tjerë nuk kanë arritur që t’i mbledhin 10.000 nënshkrimet e nevojshme. Dy prej kandidatëve mblodhën vetëm nga 6 nënshkrime, ndërkaq Tome Nikollovski nuk siguroi asnjë nënshkrim.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Në listat e nënshkrimeve për kandidatët kanë nënshkruar gjithsej 108 409 qytetarë.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Kuvendi më 7 mars, me 84 vota për dhe 2 abstenime, miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me çka votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë brenda nëntë muajve deri në ditën e zgjedhjeve.