Marsh i ri në Koçan: “Po qëndrojmë kot, ata janë nëpër apartamente në Greqi”
Pasditën e sotme nëpër rrugët e Koçanit, prindërit e viktimave nga tragjedia në diskotekën “Puls”, organizuan marsh të ri protestues, me të cilin edhe njëherë kërkuan drejtësi, llogaridhënie dhe përgjegjësi për jetët e humbura të fëmijëve të tyre, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.
Marshi filloi në orën 18:05. Marshin e kanë filluar nga Parku i revolucionit, ndërsa ka vazhduar nga qendra tregtare dhe ndërtesa e komunës, pas çka ka vazhduar drejt stacionit policor, Gjykata Themelore dhe Prokuroria në Koçan.
“Më nuk kemi besim tek sistemi, por kemi detyrë ndaj fëmijëve tanë – të shkojmë deri në fund”, thanë prindërit.
Me pankarta, foto të të vdekurve dhe fishkëllima, ata fishkëllyen institucionet dhe dërguan edhe një herë mesazh se lufta e tyre nuk është politike, por njerëzore dhe morale.
“Po qëndrojmë kot, ata janë nëpër apartamente në Greqi, ne qëndrojmë kot”, tha një prind i cili ka humbur djalin e tij të vetëm.
Ky ishte marshi i 12-të me radhë, marsh për viktimaat në “Puls”.
Edhe të shtunën e ardhshme, prindërit fo të mbajnë tubim, i cili ka për qëllim që t’i zgjojë institucionet dhe t’u japin përgjigje pyetjeve të tyre.
Kujtojmë se, zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.