Maqedonia e Veriut regjistroi rritje të qarkullimit industrial

Në Maqedoninë e Veriut në muajin tetor u regjistruar rritje e qarkullimit për 4.8 përqind në industri në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit tetor 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 7.7%, Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 14.1%, ndërkaq rënie shënon te Prodhimet kapitale me 1.9% dhe te Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 10.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritja në tregun vendor është për 7.8 %, ndërsa në atë të jashtëm është 4.3 %.

Enti theksoi që qarkullimi industrial në tetor shënoi ulje për 1.5 përqind në krahasim me shtatorin.