Smartfoni i ardhshëm Pixel 9 i Google do të ketë një asistent AI të fuqishëm

Google është duke krijuar një asistent të ri AI më të sofistikuar quajtur Pixie i cili do të mbërrijë me smartfonin Pixel 9 sipas një raporti nga The Information, raporton PCW.

Bazuar në modelin e ri gjuhësor të kompanisë quajtur Gemini, asistenti do të mund të kryejë detyre komplekse siç është ofrimi i drejtimeve tek dyqani më i afërt për të blerë një produkt që e keni fotografuar me smartfonin tuaj.

Asistenti do të jetë ekskluzivitet vetëm i telefonëve Google Pixel dhe të përdorë të dhëna nga produktet si Gmail dhe Maps. Një gjë e tillë do ta ndihmonte të evoluonte në një version më të personalizuar të Google Assistant thotë raporti.

Duket si një produkt ndarë nga asistenti Bard. Nëse raporti është i saktë, atëherë kemi të bëjmë me një ndryshim madhor planesh nga Google për të konkurruar me rivalin OpenAI.

Kompania prezantoi Gemini AI vetëm javën e kaluar si një përgjigje ndaj GPT-4 duke e quajtur si modelin më të aftë ndërtuar ndonjëherë nga kompania.

Gjithashtu tha se Gemini do të vinte në Android përmes një produkti quajtur Nano me telefonët Pixel që tashmë mund të krijojnë përmbledhje bisedash dhe thirrjesh pa pasur nevojë për një lidhje interneti.