Mali i Zi lëshoi satelitin e tij të parë në orbitën e ulët të Tokës
Sateliti i parë malazez “Luça” u lëshua me sukses në orbitën e ulët të Tokës, njoftoi Filip Joviçeviq, drejtor i Organizatës malazeze të kërkimeve hapësinore, e cila zbatoi projektin, transmeton Portalb.mk.
“Mali i Zi ka shkruar kështu një kapitull të ri në historinë e tij teknologjike dhe shkencore,” tha ai.
Paraprakisht ishte njoftuar se sateliti do të lëshohej me një raketë Soyuz nga Kozmodromi Vostoçni pranë kufirit ruso-kinez.
“Faza tjetër është stabilizimi i sistemit. Sateliti tashmë ka dërguar sinjalin e parë nga hapësira, ndërsa komunikimi i plotë operacional do të vendoset brenda dhjetë ditëve nga lëshimi. Misioni i tij kryesor është matja e rrezatimit kozmik. Sateliti është gjithashtu i pajisur me një kamera, e cila do të regjistrojë nga një lartësi prej rreth 600 kilometrash,” njoftoi organizata malazeze e kërkimeve hapësinor
Joviçeviq tha se qëllimi tjetër është zhvillimi i raketës së parë malazeze, së pari suborbitale dhe më pas orbitale.