Majlinda Imeri u shpall kampione e Maqedonisë në karate, mbi 50 herë ka marrë vendin e parë
Trembëdhjetë vjeçarja Majlinda Imeri është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në garat shtetërore të karatesë. Majlinda përfaqëson klubin “Forca-Shkup”, në garat ndërkombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është fituese e mbi 100 medaljeve, ku 50 e mbi janë vendet e para. Tre herë radhazi është shpallur kampione shtetërore dhe është kampione mbarëkombëtare, shkruan Portalb.mk.
Ajo punon çdo ditë me qëllimin se një dit do ta përfaqëson vendin në lojërat Olimpike.
Majlinda Imeri për Portalb.mk tha se që në moshë të vogël ka shprehur dëshirën e saj që të merret me sportin e karatesë dhe gjithmonë ndjehet krenare kur triumfon me çmime të ndryshme.
“Gjithmonë si fëmijë kam pasur dëshirë sportet luftarake, andaj karateja më është bërë sporti perfekt. Një ndjesi aq e mirë, e bukur dhe krenari sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, tha Imeri.

Imeri edhe më tej shtoi se ka shumë momente gëzimi gjatë këtyre viteve përvojë.
“Momenti kur për herë të parë mora vendin e parë në kampionatin e Maqedonisë, ishte momenti më i pa harruar dhe që më ka bërë aq të lumtur mua, shoqërinë dhe rrethin familjarë”, tha Imeri.
Ajo tha se çdo sport ka sfidat e veta, por atë nuk e kanë ndalur ato, dhe së një ditë do e përfaqëson në lojërat e ndryshme botërore.
“Vështirësi e dyshime kam pasur që më kanë shty deri tek mendimi që të ndaloj, por kam arritur ti anashkaloj ato mendime, me punë dhe me mund ja kam arritur që ti bëjë ballë çdo sfide që më ka dalur para. Sigurisht që përfaqësimi im në ndonjë garë botërore do të ishte një krenari dhe privilegje për mua”, tha Imeri.

Majlinda tha se do jetë pjesë e kampionatit ballkanik dhe gjithashtu porositi të rinjtë që të ndjekin ëndrrat pavarsëisht çdo situate që ju del para.
“Kam shumë plane në vazhdim do jem pjesë e kampionatit ballkanik, ku mbahet në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor në Tivar të Malit të zi. Ndiqni ëndrrat e juaja pavarësisht paragjykimeve, përqeshjeve, apo mosbesimit punoni fort që të arrini të tregoni se mundeni”, tha Imeri.
