Maja Konevska u zgjodh sekretare e përgjithshme e Antikorrupsionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (DKSK) sot e zgjodhi njëzëri Maja Konevskën si sekretare të re të përgjithshme të Komisionit, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i Komisionit, Adem Çuçul, në seancën ku u shqyrtua propozimi për zgjedhjen, theksoi se emërimi i sekretarit të përgjithshëm është i domosdoshëm, pasi me emërimin e tij si kryetar i kanë pushuar kompetencat e mëparshme të lidhura me këtë funksion.
Duke arsyetuar propozimin, Çuçul theksoi se Konevska është pjesë e Sekretariatit të KSHPK-së që nga viti 2005 dhe ka 20 vjet përvojë të pandërprerë pune në institucion.
Konevska aktualisht është udhëheqëse e Sektorit për Planifikim Strategjik dhe Integritet në KSHPK.
Kujtojmë se para një muaji, KSHPK-ja zgjodhi Adem Çucul si kryetar të ri.
KSHPK mbeti pa kryetare pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës, e cila dha dorëheqjen pas akuzave nga Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar për dy vepra penale: zbulimin e sekreteve zyrtare ish-drejtorit të TEC Negotina, Nebojsha Stojanovi1, i akuzuar në “Aditiv”, dhe falsifikim kompjuterik, sepse një auditor nga Enti Shtetëror i Revizionit kaloi test certifikate sekreti shtetëror në emër të saj.