Luana Bajrami kësaj radhe në Venedik me filmin “Bota jonë”

Edhe pse është vetëm 22 vjeçare ajo me filmin e parë si regjisori bëri histori me Festivalin e Kanës, ndërkohë tani me filmin ” Bota Jonë” do ta shkel dhe Festivalin e Filmit të Venedikut ku do ta shfaq premierën e filmit, shkruan Portalb.mk.

Facebook: Luana Bajrami
Luana Bajrami, foto nga Facebook-u i saj

Dy vepra si dy shkrepëtima të forta filmike që japin pamjet siç bota nuk e njeh Kosovën. Edhe pse bota e prezanton si shqiptaro- franceze shkaku se jeton në Francë, ajo thellë është e preokupuar me tema shqiptare.

Luanesha e kinematografisë, Luana Bajrami ka luajtur edhe si aktore në filmin epik “The Portret of Lady on Fire” një film i cili në sfond të ngjarjes interpretohet nga një paralelizëm mitik, nga ai i Orfeut me Euridikën. Në këtë film Luana luan mrekullisht rolin e Sofisë.

Sukseset e saja nuk kanë të ndalur dhe bashkëpunimet e saja me filmin ”Luaneshat e Kodrës” u shtrinë edhe në Maqedoni, pasi në atë film luanin dhe dy aktorë nga Teatri i Tetovës, Burhan Amiti dhe Elmir Sejfullai.

Luana Bajrami ka lindur në një fshat të Ferizajit dhe në moshën shtatë vjeçare bashkë me familjen kanë emigruar në Francë. Fillimisht, dashuria i ka ardhur për aktrimin në moshë të hershme. Ka luajtur në shumë filma, por siç duket film-bërja për momentin i duket më sfiduese se sa të qenit brenda vetëm brenda një filmi.

Ajo i shkruan skenaret vetë dhe duke pasur parasysh moshën e saj të re me të gjitha angazhimet që i kryen me përgjegjshmëri. Dashuria dhe puna thjesht po i shpërblehen, duke qenë triumfuese në të gjitha festivalet ku shfaqet puna e saj.