Llava e vullkanit që shpërtheu në Islandë depërtoi në qytetin Grandavik dhe dogji shtëpitë

Shtëpitë morën flakë në qytetin islandez të Grindavik pasi dy çarje vullkanike u hapën aty pranë. Kjo pasoi shpërthimin e vullkanit në gadishullin Reykjanes mëngjesin e djeshëm, pas së cilës llava u derdh drejt qytetit të evakuuar, transmeton Portalb.mk.

Linjat mbrojtëse të ndërtuara pas shpërthimit në dhjetor kanë arritur të zbusin pjesërisht llavën, por në disa vende kanë lëdhuar. Llava gjithashtu preu rrugën kryesore që të çon në qytet.

“Shpresojmë që situata të qetësohet, por gjithçka është e mundur”, tha kryeministri islandez Gudni Johannesson.

Tërmete të forta i paraprinë shpërthimit të dhjetorit, pas të cilit u ndërtuan mure rreth vullkanit për të kanalizuar shkëmbinjtë e shkrirë larg nga Grindavik, shtëpia e rreth 4,000 njerëzve. Shërbimi Meteorologjik Islandez tha se barrierat ishin prishur në disa vende, duke bërë që llava të arrinte në qytet dhe t’u vinte flakën shtëpive dhe ndërtesave. Nuk ka asnjë ndërprerje në trafikun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Njerëzit që u kthyen në Grindavik pas shpërthimit të parë duhej të largoheshin përsëri.

“Shpërthimi aktual është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e dëmshme tani që llava ka hyrë në qytet. Rrjedha e llavës nga dy çarjet aktuale nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi dhe është e pamundur të vlerësohet se sa do të zgjasë”, tha vullkanologu Robin Andrews.