Liderët e Ballkanit Perëndimor të hënën në darkë në Athinë te Micotakis

Kryeministri grek – Kirjakos Micotakis të hënën do të jetë nikoqir i një darke joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve-anëtare të BE-së nga rajoni, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njofton MIA.

Nga kabineti i kryeministrit grek njoftojnë se darka joformale është për zgjerimin e BE-së dhe të ardhmes evropiane të rajonit me rastin e 20 vjetorit të Samitit të BE-së – Ballkanit Perëndimorë dhe “Deklaratës së Selanikut”, ndërsa ftesën e Micotakisit e ka pranuar edhe kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, të cilët do të marrin pjesë në darkë.

Në darkën joformale për zgjerimin e BE-së, sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, do të marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, kryetarja e Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe liderët e vendeve të rajonit, të cilët janë anëtare të BE-së, veçanërisht kryeministrat e Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, ndërsa Shqipëria përsëri ishte e ftuar në nivel presidencial, por nuk do të ketë përfaqësues në Athinë.

Sipas informatave të njëjta të MIA-s, iniciativa e Micotakisit e shënon rolin udhëheqës të Greqisë si një shtyllë stabiliteti, paqeje dhe siguri energjetike në Ballkan dhe Evropën Juglindore, ndërsa darka joformale për të ardhmen evropiane në rajon ka edhe karakter simbolik, duke pasur parasysh atë, se më 21 qershor shënohet 20 vjetori i “Deklaratës së Selanikut” nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, e mbajtur gjatë Presidencës greke me BE-në dhe që e hapi rrugën për integrimin evropian të disa vendeve të rajonit.

Për Athinën, 20 vjetori i Samitit në Selanik dhe ftesa e kryeministrit grek deri te liderët e rajonit është mundësi për të theksuar se Greqia është në anën e Ballkanit Perëndimor dhe edhe si anëtare e familjes evropiane, por edhe si ekonomi më e madhe në rajon, i dëshiron integrim evropian rajonit, për çka ekzistojnë parakushte.

Në këtë drejtim janë edhe deklarata e kryeministrit grek, i cili në vazhdimësi ka theksuar mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, për çka Athina zyrtare mjaft shpesh e thekson se po bëhet edhe më e rëndësishme pas pushtimit rus të Ukrainës.