Liban, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite është rritur në 492

Është rritur në 492 numri i të vdekurve dhe në 1.645 i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga mëngjesi i djeshëm e deri më tani ndaj Libanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Qendrës së Operacioneve Emergjente të Shëndetit Publik të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, jepet informacion lidhur me sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga dje në mëngjes ndaj Libanit.

Në sulmet izraelite deri më tani kanë humbur jetën 492 persona, përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra, ndërsa janë plagosur 1.645 të tjerë.

Ushtria izraelite dje në orët e mëngjesit kreu qindra sulme ajrore ndaj rajoneve Beqaa dhe Baalbek si dhe qyteteve jugore të Libanit.

Ndërkohë nga rajonet jugore të vendit vazhdon vala e migrimit drejt kryeqytetit Bejrut dhe rajoneve veriore.