Liban, Hezbollahu kryen stërvitje ushtarake pranë kufirit izraelit

Hezbollahu në Liban ka kryer stërvitje ushtarake në qytetin Nebatieh në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin, raporton Anadolu.

Në stërvitjen e zhvilluar në një zonë malore në Er-Rejhan në Nebatieh, ku Hezbollahu është efektiv, u përdorën shumë armë të rënda dhe të lehta.

Militantët e Hezbollahut goditën me armë objektivat me flamur izraelit në stërvitjen në të cilën u morën masa intensive të sigurisë dhe në të cilën morën pjese shumë gazetarë.

Gjithashtu, në stërvitje me goditje të artilerisë së rëndë u vendosën në objektiv malet e Libanit, ndërsa u përdorën edhe mjetet ajrore pa pilot të Hezbollahut.