Kush fitoi dhe kush humbi në rrethin e parë në komunat me shumicë shqiptare në RMV, këta do të përballen në rrethin e dytë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dje votuan në zgjedhjet e teta komunale. Sipas rezultateve të KSHZ-së, në komunat me shumicë shqiptare disa kryetarë janë zgjedhur që në rrethin e parë, ndërsa në disa tjera do të ketë balotazh. Në Komunën e Vrapçishtit në rrethin e parë nuk u arrit cenzusi, shkruan Portalb.mk.
Në Gostivar nuk dihet ende definitivisht nëse Valbon Limani është zgjedhur kryetar prej në rrethin e parë, pasi sipas rezultateve të KSHZ-së Gostivari nuk e ka plotësuar censusin për rreth 25 vota. Nga KSHZ, për Portalb.mk, thonë se presin procesverbalet për të ditur definitivisht nëse mbetet e njëjta situatë.
Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni VLEN u zgjodhën: Izet Mexhiti në Çair, Blerim Sejdiu në Zhelinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamet Elmazi në Saraj dhe Daut Beqiri në Haraçinë
Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni AKI u zgjodhën: Erkan Arifi në Likovë, Suat Shaqiri në Çashkë, Alija Jaoski në Pllasnicë.
Në rrethin e dytë më 2 nëntor do të përballen:
Bliall Kasami (VLEN) dhe Bajram Rexhepi (AKI) në Tetovë.
Fisnik Mela (VLEN) dhe Ramadan Imeri (i pavarur) në Dibër.
Arsim Dalipi (AKI) dhe Mendi Qyra (i pavarur, i përkrahur nga VLEN) në Strugë.
Fatmir Dehari (AKI) dhe Aleksandar Jovanovski (VMRO-DPMNE) në Kërçovë
Ejup Abazi (AKI) dhe Azem Sadiki (i pavarur) në Studeniçan.
Besnik Emshi (AKI) dhe Feti Abazi (VLEN) në Bogovinë.
