Kurti fshiu patosin me figurën e Vuçiqit!

Shkruan: Mersel Bilalli

Vuçiqi e filloi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me numër të madh akuzash të cilat nuk dukeshin bindëse. Aq më shumë, kur mbi supet a tij ai freskët mbanë hipotekën e rëndë të Banjskës si një plan për konflikt me Kosovën dhe për destabilizimin e gjithë rajonit.

Ai me mllef akuzoi pushtetin në Kosovë se po ndalon paratë (dinarët) që Serbia realisht i transporton me thasë si gjoja ndihma financiare për qytetarët serbë atje, gjoja për institucionet arsimore, shëndetësore etj! Se gjoja përmes dhunës strukturore organet e Kosovës pamundësojnë jetën normale të serbëve në Kosovë dhe se ata qenkan të detyruar të shpërngulen nga Kosova! Ai shtroj edhe gjoja përdorimin e dhunës institucionale ndaj Serbëve në Kosovë që paska për qëllim përkëmbjen e identitetit të tyre!

Kryeministri Kurti, me një fjalorë të mprehtë politik dhe me vokabular të një institucionalisti modern, të gjitha këta konstatime i hodhi poshtë. Ai pas një analize njëzetvjeçare të gjendjes në të gjitha sferat në marrëdhënieve politike, etnike e shoqërore, potencoi se refuzimi i pranimit të euros në vend të dinarit beogradas, ka të vetmin qëllim refuzimin e përkatësisë shtetërore të Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe se e gjithë kjo paraqet një instrumentalizim në vazhdimësi të pakicës serbe, e cila madje ka preferenca kushtetuese ekstra mbi popullatën shumicë. Kjo ka për qëllim aspekte politike e kriminale, e cila dukshëm godit edhe vet qytetarët serbë, të cilën detyrohen t’u nënshtrohen strukturave kriminale të Veriut. Paratë paralele të pakontrolluara nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm se ndihmojnë krimin e organizuar, financimin e terrorizmit dhe larjen e parave të pista serbe në emër të ndihmave të cilat nuk duket se japin efektin e duhur – potencoi Kurti.

Ai theksoi se ndihmat duhet kaluar përmes Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ato do t’i konvertonte në Euro, si njësi oficiale pagesore në Kosovë. Kryeministri i Kosovës detajisht numroi ndihmat dhe investimet e shtetit kosovar në mjediset serbe, madje edhe favorizimet në disa fusha. Kurse largimi i tyre nga Kosova korrespondon me përqindjen e emigrimit edhe të shqiptarëve për një jetë sa më të mirë jashtë Kosovës.

Kryeministri i Kosovës theksoj se të gjitha këto akuza kanë për qëllim mjegullimin e gjenocidit serb në Ballkan dekadave të kaluara, si dhe defokusimin e bashkësisë ndërkombëtare nga falsifikimi i zgjedhjeve të fundit në Serbi, gjë që u konfirmua edhe nga Parlamenti Evropian. Po ashtu ka për qëllim edhe fshehja e veprimeve konkrete destabilizuese të Serbisë në gjithë rajonin, për të cilën gjë Vuçiqi duket se ka përkrahjen e drejtpërdrejtë të Moskës zyrtare. Në fakt, potencoi Kurti “Serbia është vetëm një Kalë Troje i Rusisë në Ballkan”. Shumë analistë që s’mbajnë anë potencojnë se Kurti në Nju Jork vetëm se fshiu patosin me Vuçiqin.

Kryeministri Kurti, potencoi lirinë e mediave në Kosovë, zvogëlimin drastik të korrupsionit, dyfishimin e investimeve nga jashtë dhe rritjen ekonomike në 6.2% (e para në rangim evropian sipas Bankës Botërore), që është në favor të të gjithëve në Kosovë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, është pajtuar për një fazë kalimtare për vënien në funksion të sistemit unik monetar në mbarë territorin e saj. Por, me rëndësi është se u hap edhe një çështje tejet me peshë për vënien e sistemit unik monetar në mbarë territorin e vet, e cila së shpejti do funksionoj.

A duhej kjo të mbahej në Këshillin e Sigurimit?

Ka të thëna se kjo nuk duhej të shkohet para OKB-së sepse nga Vuçiq do potenconte Rezolutë 1244. Por, kjo nuk mbanë sepse e gjithë bota e di se kjo rezolutë që moti është e tejkaluar (kemi Opinionin e GJND-së për Pavarësinë e Kosovës se shpallja e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare), por edhe njohjet nga 23 shtete të BE-së, SHBA-së, Britanisë, Kanadasë dhe shumë shteteve tjera në botë. Kemi procedurën e filluar të anëtarësimit të Kosovës në BE. Fundja, të gjitha shtetet në botë, problemet e sigurisë i shtrojnë para KS të OKB-së, i cili ka mu këto kompetenca. Fundja, me pranimin ekspres të targave “RKS” nga ana e Serbisë, tanimë bëhet një hap i rëndësishëm në drejtim të njohjes faktike nga ana e Serbisë.