Kundërspin: Sistemi shëndetësor është i qëndrueshëm, por shumë nga të lënduarit në Koçan po trajtohen jashtë vendit
Mickoski pa nevojë e spinon situatën pas zjarrit të tmerrshëm në diskotekën e Koçanit, duke e krahasuar sistemin e shëndetësisë vendase me ato të vendeve më të organizuara dhe më të pasura. Megjithatë, ideja e ringjalljes së një qendre të specializuar djegieje nuk duhet të hidhet poshtë, sepse çdo jetë është e rëndësishme dhe trajtimi i njerëzve me djegie të rënda është kompleks dhe i kushtueshëm, shkruan Vërtetmatësi.
Shkruan: Stojan Sinadinov
Më 17 mars 2025, teksa vizitonte të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në diskotekën Pulse në Koçan – ku humbën jetën 59 persona dhe mbetën të plagosur 162 – kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse do të bëhej përpjekje për hapjen e Qendrës së Djegieve, e cila nuk funksionon që nga viti 2016, nëse një qendër e tillë do t’i ishte në funksion do të kishte kapacitet për tre, katër apo pesë pacientë, që më pas të vazhdoj me spinim të situatës:
Sistemi ynë shëndetësor ka treguar se është elastik dhe mund të pranojë një valë të tillë, e cila është ndoshta një sfidë e madhe për sisteme shëndetësore shumë më të sofistikuara dhe për vende shumë më të mëdha se i joni, dhe unë i përgëzoj dhe u jam mirënjohës, si në emrin tim, ashtu edhe në emër të Qeverisë.
[Burim: МIА – Data: 17.03.2025]
Kundërspin: Në konferencën për media, kryeministri Mickoski falënderoi punëtorët shëndetësorë për sakrificën e tyre në përballjen me sfidën e përkujdesjes ndaj të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Duke vënë në dukje qëndrueshmërinë e sistemit tonë shëndetësor në trajtimin e një numri kaq të madh të të lënduarve në një periudhë të shkurtër kohore, Mickoski pa nevojë e “krahason” atë me “sisteme shumë më të sofistikuara të kujdesit shëndetësor në vende shumë më të mëdha se i joni”.
Të dhënat nga buletini shëndetësor i të lënduarve nga zjarri në Koçan më 18 mars 2025, tregojnë se gjithsej 72 pacientë janë duke u trajtuar jashtë vendit, pasi dje (17.03.2025) janë dërguar për trajtim jashtë vendit 21 pacientë të tjerë, ndërsa në spitalet e Shkupit po trajtohen 98 pacientë.
Dje janë dërguar për mjekim jashtë vendit 21 pacientë, nga të cilët 4 pacientë në Lituani, 2 pacientë në Austri, 2 pacientë në Slloveni, 12 pacientë në Serbi dhe 1 pacient në Bullgari, raportojnë mediat.
Lëndimet nga të djegurat janë komplekse dhe gjendja e të lënduarve mund të përkeqësohet në çdo moment për shkak të helmimit me monoksid karboni.
Këtë, fatkeqësisht e konfirmojnë informacionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Bullgarisë.
Tetë pacientët e shtruar në Spitalin Universitar dhe Qendrën Mjekësore N.I Pirogov janë në ventilim mekanik dhe qëndrojnë në terapi intensive. Sipas informacioneve nga spitali i Varnës, tre pacientët që po trajtojnë janë në gjendje të rëndë, dy janë në ventilim mekanik dhe njëri po përdor maskë nazale për mjekim me oksigjen. Gjendja e pacientëve në Spitalin Universitar Shën Gjergji në Plovdiv është e rëndë, por stabile. Trajtimi i tyre vazhdon në terapi intensive, sipas informacioneve të Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, raportojnë mediat.
Prandaj edhe sot të lënduarit po dërgohen për mjekim jashtë vendit.
Sot vazhdojmë të transportojmë edhe tetë pacientë të tjerë. Ata do të shkojnë në Slloveni, Poloni, Austri, Itali dhe Kroaci, tha drejtori i Klinikës së Traumatologjisë, Igor Merxhanoski.
Paralelisht me këtë spin, nuk është plotësisht e qartë pse Mickoski e hodhi poshtë shprehimisht vetë idenë e ekzistencës së një qendre djegieje, pjesë e sistemit shëndetësor që kishte një histori të gjatë dhe funksiononte me sukses. Edhe pse kapaciteti i tij do të ishte për të trajtuar 3, 4 ose 5 persona, në tragjedi të tilla çdo kapacitet në kujdesin shëndetësor vendas është më se i mirëpritur. Aq më tepër që Qendra e Djegieve që ka funksionuar nga viti 2000 deri në vitin 2016 – fillimisht në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit – Kirurgjisë, më pas u shndërrua në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup – kishte pajisje shumë të sofistikuara.
Mjekja Dobrila Andonovska, e cila ishte pjesë e ekipit mjekësor të saj, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka kujtuar historinë unike të ekzistencës së Qendrës së Djegieve. Andonovska kujton se “në kuadër të Spitalit Ushtarak në Shkup është themeluar qendra e parë zyrtare e djegieve, me vetë themelimin e spitalit nën udhëheqjen e Dr. Krste Mitanovski, në përputhje me strategjinë shëndetësore të APJ-së, dhe Qendra është mbyllur për të liruar hapësirë për Kardiokirurgjinë private “Zhan Mitrev”.
Në njoftimin e saj ajo rendit emrat e specialistëve dhe subspecialistëve më të mirë të Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, specialistëve të Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, si dhe specialistëve të Kirurgjisë Pediatrike. Dr. Andonovska thekson se qendra ishte e pajisur me aparaturat më moderne të Qeverisë Japoneze – Mjekimi intensiv me dy sisteme Clinitron me origjinë franceze, të cilat në rajon ekzistonin vetëm në Spitalin Pirogov në Sofje.
Këto sisteme të kompjuterizuara siguronin kushte të veçanta mikroklimatike: ajrim, temperaturë, lagështi dhe pacientët shtriheshin si në hapësirë pa peshë në “vaska” të mbushura me rërë silikoni që “vlonin” për shkak të rrjedhës së ajrit. Qendra kishte një sallë të veçantë operacioni për djegiet, ku gjashtë specialistët e kirurgjisë plastike, duke punuar në ekipe me anesteziologë të mirë, kryenin procedurat kirurgjikale dhe veshjet me anestezi të përgjithshme. Përveç terapisë intensive, kishte edhe një dhomë spitali me dy shtretër, çka nënkuptonte se kapaciteti ishte për 4 pacientë me djegie të shumta dhe me përmirësimin e tyre, sipas nevojës transferoheshin në repartin e Kirurgjisë Plastike me 15 shtretër. Ishte themeluar edhe një bankë me membranë amniotike (në bashkëpunim me Gjinekologjinë në Çair) sipas shembullit të Pirogovit dhe qendrave tjera, thotë dr.Andonovska.
Ajo shton se mjekët nga Qendra kanë kryer trajnime në Pirogov, Lubjanë, Rebro – Zagreb, Pragë, Frankfurt, Oksford…
Për një periudhë pesëmbëdhjetëvjeçare e tetë muaj, Qendra ka trajtuar 1316 pacientë me djegie ekstensive (sipas dokumentacionit zyrtar), mesatarisht 84 pacientë në vit me djegie të rënda, e jo dy pacientë në vit, siç thuhet nga autoritetet, shkruan dr.Andonovska.
Duke thënë se Qendra kishte mundësi të shndërrohej në Qendër Rajonale, dr. Andonovska thekson se “trajtimi i një pacienti me djegie në një shtet evropian do t’i kushtonte Fondit vendor të shëndetësisë minimalisht 150-250 mijë euro”.
Prandaj, nuk duhet të spinohen situata në aksidente të tilla duke krahasuar sistemin e kujdesit shëndetësor vendas me atë të vendeve më të organizuara dhe më të pasura. Megjithatë, ideja e ringjalljes së një qendre të specializuar djegieje nuk duhet të hidhet poshtë, sepse çdo jetë është e rëndësishme dhe trajtimi i njerëzve me djegie të rënda është kompleks dhe i kushtueshëm.