Kryqi i Kuq: Deri më tani janë mbledhur 21 milionë denarë për përkrahje të viktimave nga zjarri në Koçan

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se deri më tani janë siguruar gjithsej 20.932.654 denarë, mjete të destinuara ekskluzivisht për ndihmë të viktimave nga zjarri në Koçan, transmeton Portalb.mk.

“Kryqi i Kuq shpreh mirënjohje të madhe për të gjithë ata që deri më tani kanë dhuruar dhe janë pjesë e këtij operacioni humanitar për të mbështetur popullatën e vuajtur”, thonë nga Kryqi i Kuq.

Nga aty shtojnë se vazhdojnë me të gjitha mekanizmat për ndihmë humanitare për qytetarët e goditur dhe familjet e tyre duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, ndihmën e parë, transportin dhe mbështetjen materiale përmes 120 punonjësve dhe vullnetarëve të angazhuar.

Kryqi i Kuq fton qytetarët që të vazhdojnë të tregojnë humanizëm dhe solidaritet për të ofruar ndihmë për familjet e prekura përmes:

  • Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numër tatimor: 4030984271620 ShA banka Komerciale me shënim: ndihmë për qytetarët e dëmtuar nga zjarri në Koçan.
  • Donacione duke telefonuar në numrat e telefonit të Telekomit të Maqedonisë dhe A1 Maqedoni – 143 400 (donacion prej 100 denarë nga thirrja).
  • Donacione online në: https://solidarnost.ckrm.org.mk/online-donacija/

Për donacionet e fondeve në valutë të huaj:

  • NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF NORTH MACEDONIA
  • BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
  • BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
  • BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
  • SWIFT CODE: KOBSMK2X
  • IBAN CODE: MK07300701000001228

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.