Ku ka pasur rritje e ku rënie të qarkullimit në shërbimet e Maqedonisë së Veriut?
Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti u regjistrua rënie e shërbimeve për 1.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por në disa sektorë ka pasur rritje, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është zvogëluar për 1.8% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë rritje ka pasur vetëm te sektori për akomodim dhe aktivitetet e shërbimeve ushqimore (5.5 %), ndërsa rënie te riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.8 %), transport dhe magazinim (3.2 %) dhe në të gjithë sektorët tjerë.