(VIDEO) Policia e RMV-së ka arrestuar qytetarin i cili i ka djegur dy veturat e Ambasadës së Bullgarisë
Përmes një reaksioni të shpejtë, SPB Shkup ka arrestuar sot 44 vjeçarin nën dyshimet se sot ka djegur dy veturat e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Në kuadër të aktiviteteve, për një kohë të shkurtë është identifikuar dhe gjetur personi për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale. Bëhet fjalë për 44 vjeçarin I.D. nga Shkupi, i cili është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor”, raportoi Policia e RMV-së.
Rasti ishte identifikuar sot në SPB Shkup në ora 12:13, ndërsa Policia vlerësoi se janë marrë kryer të gjitha procedurat urgjente për zbardhjen e rastit, për çka ka paralajmëruar ehe kallëzim penal.
Incidenti i sotëm (15 qershor), edhe pse ende pa motive të konfirmuara, mund të rrisë tensionet mes Sofjes dhe Shkupit, marrëdhëniet e së cilave janë tashmë të ndjeshme.
Ky incident nuk është i pari i këtij lloji që ndodh ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, pasi më 11 janar 2026 ndodhi edhe një sulm tjetër kur një person i panjohur theu xhamin e derës hyrëse të ambasadës dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas autoritetet e identifikuan dhe e arrestuan të dyshuarin, duke e trajtuar rastin si vandalizëm ndaj misionit diplomatik.