Kryqi i Kuq publikoi llogaritë për donacione për të dëmtuarit nga zjarri në Koçan

Kryqi i Kuq publikoi llogaritë  dhe numra telefonikë ku qytetarët mund të bëjnë donacione për ndihmën e familjeve të prekur nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Janë hapur linja telefonike të dedikuara për ndihmë psikologjike fillestare në numrat 071/338-081 në Koçan, 074/203-030 në Shtip dhe 072/271-048 në Shkup, të cilat do të jenë në dispozicion 24 orë, transmeton Portalb.mk.

Nga Kryqi i Kuq njoftojnë gjithashtu se ndihma është dërguar tashmë në spitalin e Koçanit, duke përfshirë batanije, çarçafë dhe karroca për invalidë, dhe që mjetet e transportit të emergjencës janë ofruar për të gjitha institucionet.

“Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dëshirojmë të shprehim ngushëllime të thella dhe solidaritet me familjet e qytetarëve të ndjerë në këtë tragjedi që ndodhi në Koçan në orët e para të mëngjesit. E ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, edhe pse jemi të vetëdijshëm që në këtë moment nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen dhe humbjen e tyre. U urojmë të plagosurve shërim të shpejtë“, thonë nga Kryqi i Kuq.

Qytetarët që dëshirojnë të dhurojnë mund ta bëjnë këtë në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri i tatimit: 4030984271620, në AD Komercijalna Banka, me shënimin: „Ndihmë për qytetarët e dëmtuar nga zjarri në Koçan“ ose me donacione duke telefonuar në numrat telefonikë të Makedonski Telekom dhe A1 Macedonia: 143 400 (dhurim prej 100 denarësh nga një thirrje telefonike).

Për donacione në valuta të huaja.

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228