Kovaçevski: Do të bëj që qytetarët e RMV-së të kenë standard sikur që kishim në Jugosllavi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë prezantimit të investimeve amerikane në Maqedoninë e Veriut tha se do të sigurojë që qytetarët të kenë standard më të lartë se vendet e Evropës Lindore, të cilat tani janë anëtare të Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

“Shteti ynë është nga ish Federata e Jugosllavisë. Gjatë asaj kohe kemi pasur standard më të mirë se Sllovakia, Çekia, Rumania, Polonia, Bullgaria dhe të gjitha vendet që u bënë anëtare të BE-së. Unë do t’i miratojë dhe udhëheqë të gjitha vendime që do të sigurojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë standard më të lartë se të gjithë qytetarët prej të cilëve kemi pasur standard më të lartë, pasi që qytetarët tanë e meritojnë. Në atë rrugë vlerësoj edhe në mbështetjen e partnerëve tanë strategjik,, para se gjithash SHBA-së dhe vendeve anëtare të BE-së”, tha Kovaçevski.

Investimet amerikane në vend, kryeministri i paraqiti bashkë me senatorin Marfi, i cili sot ndodhet për vizitë në vend..

Kovaçevski tha se falë mbështetjes së miqve si SHBA Maqedonia e Veriut është vend me gjendje të përmirësuar ekonomike dhe të sigurisë.