“Kosovë, ne të dalim zot”, u publikua logoja dhe programi i përvjetorit të Pavarësisë për këtë vit

Kosova me 17 shkurt do të shënojë 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në këtë drejtim Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare si dhe programin për shënimin e këtij përvjetori, shkruan Portalb.mk.

“Kosovë, ne të dalim zot” do të jetë slogani i shënimit të Pavarësisë këtë vit.

Përveç 16-vjetorit të Pavarësisë do të shënohet edhe 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetori i Çlirimit të Kosovës.

Këto ditë do të shënohen me aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive dhe ngjarje të tjera.

Programin e plotë e gjeni në fotografitë më poshtë.

Kujtojmë që Kosova e shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008.