Kopshti Zoologjik në Shkup do të hapë dyert sërish të shtunën

Kopshti Zoologjik në Shkup do të rihapet nga e shtuna pasi u mbyll në tetor për shkak të gripit të shpendëve në një patë të ngordhur, raporton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se nga kjo e shtunë (09.11.2024) Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit do të jetë sërish i hapur për vizitorët me orar të rregullt pune çdo ditë nga ora 09:00-16:00. Le të shijojmë së bashku ditët e bukura të vjeshtës dhe me diell, ju presim”, thuhet në njoftimin e Kopshtitt Zoologjik.

Kopshti Zoologjik në Shkup u mbyll për vizitorë pasi u konfirmua rasti i gripit të shpendëve.