Konsulli i nderit të RMV-së në Belgjikë, pa përvojë investitor strategjik për energjetikë

Me kompani “start up” dhe pa përvojë paraprake në sektorin energjetik, konsulli nderit të Maqedonisë së Veriut në Belgjikë Rajes Lamens, është rrugës për t’u bërë investitor strategjik në biznesin e prodhimit të rrymës, shkruan Prizma.mk, transmeton Portalb.mk.

Lamens është pronar me shumicë aksionesh në një prej katër kompanive për të cilat Kuvendi duhet të votojë ligj, me të cilin do të bëhen investitorë strategjik. Me këtë, kapacitetet që ata duhet t’i ndërtojnë në 30 vitet e ardhshme duhet ta furnizojnë shtetin tonë me rrymë.

Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për biznesmen të etabluar, i cili i ka sjellë vendit investime në vlerë prej 40 milionë euro dhe se janë të bindur se edhe pa përvojë në këtë fushë, kjo kompani do ta plotësojë atë që e ka premtuar. Edhe Qeveria, edhe biznesmeni insistojnë se pozita e tij e konsullit të nderit nuk i ka siguruar pozitë më të mirë në zgjedhjen për investitor strategjik.

Statusi i investitorit strategjik do ta obligojë shtetin që ta blejë tërë rrymën e prodhuar, ndërkaq plotësisht investitorin e liron nga një sërë pagesash, mes tjerash edhe tatim të fitimit në 10 vitet e para.

Kompania e Lemens “AIM Grin Tech”, për dallim prej tre kompanitë e tjera që janë kandidatë për statusin e investitorit strategjik dhe lojtarë shumëvjeçar në biznesin me energji elektrike, është start up dhe nuk ka projekte të ngjashme në portofol.

Prizma shkruan se, në paraqitjen e konkursit, Lemens nuk ka dorëzuar listë referente për përvojë në projekte të ngjashme, siç kërkohet në thirrjen publike qeveritare për investitorë strategjik të vitit 2022.

Lemens, në bisedë me Prizma, ai mohon se është i ri në biznesin me energji. Por, thirret në atë se ka përvojë në menaxhimin dhe sjelljen e investimeve në RMV.

Sipas verifikimeve të Prizma, Lemens ka 75% të pronësisë në këtë investim, në të cilin partner më të vogël e ka siç thotë ai “njërin prej njerëzve më të pasur në Belgjikë”, prodhuesi i njohur i birrës Benard Mortag.

Ai shton se kanë pasur kontakte me institucionet, organizatat joqeveritare dhe kompanitë, të cilat mund t’i ndihmojnë në realizimin e “metodës së tyre inovative” në energjetikë.

Përveç Morgat, Lemens si pjesë të biznesit-portfolit të tij, e përmend edhe kompaninë austriake për prodhimin e motorëve të gazit, me të cilin thotë se kanë pasur bashkëpunim.

Në pyetjen nëse pozita e konsullit të nderit dhe kontakteve të shpeshta dhe qasja deri te funksionarët qeveritarë e vendosin në pozitë më të favorshme para kandidatëve të tjerë konkurrent, Lemens është kategorik se ajo s’ka ndikim. Ai insiston se asgjë nuk ka fituar në Maqedoninë e Veriut, por se vetëm sjellë investime.