Kompanitë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të fitojnë mbështetje financiare për energjinë elektrike

Ministria për Finannca ka paraljamëruar që një pjesë e buxhetit do të bartet tek subvencionimi i qytetarëve dhe kompanive për të përballuar krizën energjetike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahјen e qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, prej të cilave një pjesë është destinuar për EMV-në”, deklaroi ministri i financave, Fatmir Besimi, duke përkujtuar që vitin e kaluar mbështetja qeveritare ka qenë 400 milionë euro.

Ai raportoi që Bashkimi Evropian ka ndarë 84 milionë euro ndihmë financiare për përballimin e krizës energjetike për këtë vit, duke mbështetur qytetarët, kompanitë e vogla dhe ato të mesme për uljen e efektit të krizës energjetike.