Kompania e sapoformuar me dy të punësuar ka marrë tender në vlerë dy milionë euro, alarmoi Dimitrijeviq
Kompania ‘Digital One’ u formua në fund të gushtit të vitit të kaluar dhe të gjitha këto tendera me qeverinë dhe institucionet shtetërore janë në periudhën nga maji deri në nëntor 2025. Një kompani pa histori, pa përvojë, pa portofol – e regjistruar për tregti me pajisje informacioni dhe komunikimi merr pothuajse nëntë milionë euro vetëm në gjashtë muaj, deklaruan nga LSDM-ja, raporton 360Shkallë.
Përmes skemave dhe tenderëve kriminalë, qeveria po pompon miliona euro nga paratë publike, akuzon LSDM. Në konferencën e sotme për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq akuzoi se tendera me vlerë miliona po u jepen kompanive të afërta me VMRO-DPMNE-në në pushtet.
“Kompania ‘Digital One’, e themeluar në fund të gushtit të vitit të kaluar, me vetëm dy punonjës, ka fituar tenderë me vlerë gati 9 milionë euro brenda një viti, para të popullit. Dhe të gjitha këto tenderë janë me institucione qeveritare dhe shtetërore në periudhën nga maji 2025 deri në nëntor 2025. Një kompani pa histori, pa përvojë, pa portofol – e regjistruar për tregti me pajisje informacioni dhe komunikimi, merr gati nëntë milionë euro vetëm në gjashtë muaj. Ose 1.5 milionë euro në muaj. Është themeluar nga Kristijan Arsovski dhe ka vetëm dy punonjës”, tha Dimitrijeviq.
Ai theksoi se katër nga gjashtë tenderët shtetëror, katër janë nënshkruar nga Sekretari Gjeneral i Qeverisë.