KF Shkëndija nesër do të vazhdojë ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, biletat edhe onljan shiten
Ekipi nga Tetova që ka siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencave, nesër do të vazhdojë ndeshjet kualifikuese edhe për në Ligën e Kampionëve. Ata do të luajnë në fazën e tretë, transmeton Portalb.mk.
Në fazën e tretë për në Ligën e Kampionëve, ata do të ndeshen me ekipin nga Azerbejxhani, Karabagin. Nesër në Shkup do të luhen ndeshja e parë, duke filluar prej orës 20:00.
Biletat e shitjes mund të blihen në disa pika të shitjes, por edhe onlajn. Çmimi i tyre është 300 denarë.
Ndeshja e dytë do të luhen në Azerbejxhan. Rezultati më i mirë nga të dy ndeshjet, do t’i mundësojë njërës ekip të kualifikohet në Play Off, fazën e fundit për të siguruar vend ne Ligën e Kampionëve.
Ekipi i cili eliminohet nga faza e tretë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, do të vazhdojë garat në fazën e fundit Play Off për në Europa League.