Prej sot deri më 10 gusht, edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në aksionin evropian për matjen e shpejtësisë

Policia e Maqedonisë së Veriut prej sot e deri më 10 gusht do të jetë pjesë e aksionit evropian që ka për qëllim matjen e shpejtësisë së automjeteve. Ky aktivitet do të zhvillohen në mbarë Evropën, transmeton Portalb.mk.

“Aksionet kontrolluese do të kryhen në territorin e mbarë vendit me qëllim që të zbulohen vozitësit që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV, si anëtare e Rrjetit evropian për polici rrugore ROADPOL, kërkoi nga qytetarët që të respektojnë kufizimet, të bëhen më të përgjegjshëm për siguri më të madhe.