Ambasada e RMV-së në Pragë është në koordinim me familjarët për të transportuar trupin e personit që vdiq në Çeki disa ditë më parë
Misioni diplomatik dhe konsullor në Pragë është në komunikim të vazhdueshëm me familjen e shtetasit të ndjerë nga Maqedonia D.Ç., i cili ndërroi jetë nga plagët e marra në një aksident të rëndë me motoçikletë që ndodhi më 2 gusht, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, transmeton Portalb.mk.
“Informacioni në lidhje me aksidentin, në të cilin D.Ç. pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spital, iu dorëzua Ambasadës më 2 gusht. Menjëherë pas marrjes së lajmit, Ambasada kontaktoi familjen e personit të lënduar. Më 3 gusht, familja informoi Ambasadën se D.Ç. kishte ndërruar jetë nga plagët e tij”, tha Ministria në një deklaratë.
Ata shtuan se janë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e të ndjerit me qëllim që të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme formale dhe të organizojnë transferimin e trupit në vend.
Përndryshe, bëhet fjalë për biznesmenin Dushko Çifliganec, djalin e biznesmenit të famshëm Vanço Çifliganec dhe nënkryetar të “Adora Business Group”.
Aksidenti, në të cilin Çifligec u plagos rëndë fillimisht pasi ra nga një motoçikletë, dhe i cili më vonë ndërroi jetë në spital, ndodhi në Bërno të Republikës Çeke.
Përveç punës së tij aktive në bizneset familjare, ai njihet edhe për pasionin e tij për motoçiklizmin, për të cilin ka fituar çmime prestigjioze.