KE hap hetim ndaj Adobe, mendon se me blerjen e Figma dëmton konkurrencën

Komisioni Evropian ka hapur një hetim në blerjen 20 miliardë dollarëshe të planifikuar të Figma nga Adobe, transmeton PCWorld.al.

BE-ja tha se është e shqetësuar se marrëveshja mund të dëmtojë konkurrencën në softuerët e dizajnit interaktiv dhe mjeteve për krijimin e aseteve dixhitale.

Komisioni Evropian ka afat deri më 14 Dhjetor për të marrë një vendim. “Me hetimin tonë të thellë synojmë që tu garantojmë përdoruesve akses në një gjame të gjerë mjetesh kreative,” tha Komisionerja Evropiane për Konkurrencën Margrethe Vestager për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një lëvizja të ngjashme ka bërë edhe Britania muajin e kaluar kur Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve nisi një hetim të thellë të transaksionit. Britani ka vendosur 27 Dhjetorin si afatin përfundimtar për të përfunduar fazën e dytë të vlerësimit.

Transaksioni do të ishte më i madhi në historinë e Adobe. Kompania Figma, themeluar në 2012, u rrit me shpejtësi në popullaritet dhe u bë mjeti kryesor për dizajnimin e vektorëve.

Produktet e kompanisë konkurrojnë drejtpërdrejtë me Adobe XD dhe Illustrator ndërkaq ky i fundit është shprehur se dëshiron inkorporimin e Figma në Creative Cloud.