Katër milionë dollarë do të derdhen në buxhetin e shtetit nga shitja e pronës së ish Jugosllavisë

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar sot për llogarinë e Misionit të Republikës së Maqedonisë në Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju Jork nga ndarja nga shitja e pronës së Ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), pas shitjes në shtator. Nga atje thonë se në dy raste, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në qershor të këtij viti, Ljubomir Fërçkoski si ambasador ka marrë udhëzime zyrtare që t’i kthejë paratë në buxhet, por këtë nuk e ka bërë, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me këto konstatime, kumtoi kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, nga ku thanë se nga shuma e përgjithshme prej katër milionë dollarësh, një pjesë që i takonte Republikës së Maqedonisë së Veriut – 3,4 milionë është transferuar, ndërsa pjesa tjetër 0,6 milionë dollarë pritet të transferohen së shpejti.

“A është e vërtetë se konflikti për paratë ka vazhduar që nga shtatori i vitit të kaluar kur Dimitar Kovaçevski ishte në Nju Jork dhe Fërckoski me stilin e tij të njohur të fjalëve i tha se nuk do t’i kthejë paratë? Dhe pas gjithë kësaj, Frckoski është i pandëshkuar. Një arbitraritet i tillë është i papranueshëm. Fërçkoskit i është refuzuar të jetë ambasador në një shtet aleat të Maqedonisë, kështu që është dërguar në Misionin në OKB, për të qenë ambasador, përsëri në SHBA. Kush dhe çfarë e lejon këtë sjellje të Fërçkoskit, por edhe këtë përulje të Osmanit dhe Kovaçevskit ndaj arbitraritetit të Fërçkoskit? Ku është Stevo Pendarovski në gjithë problemin?”, pyet Naum Stoilkovski nga VMRODPMNE.

Nga kabineti i Pendarovskit njoftuan se sipas marrëveshjes, kur të përfundojë i gjithë transaksioni i shitblerjes, të gjitha mjetet do të kalojnë në buxhetin e shtetit.

“Presidenti Pendarovski pret që mjetet nga shitja e përbashkët e pronës që i takonte Maqedonisë së Veriut do të përdoren në përputhje me konkluzionet e Qeverisë për blerjen e objekteve për Misionin e Përhershëm në OKB në Nju Jork dhe për ndërtesën e ambasadës në Sofje”, thanë nga atje.