Katër shtetas të Shqipërsië u ndaluan për peshkim të paligjshëm në Liqenin e Prespës

Katër shtetas të Shqipërisë u ndaluan herët këtë mëngjes për peshkim të paligjshëm në ujërat e Liqenit të Prespës, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga policia, sot rreth orës 5 të mëngjesit, oficerët e policisë nga Qendra Rajonale Perëndimore i gjetën individët duke peshkuar gjatë një periudhe kur është në fuqi një ndalim aktiv i peshkimit në liqen.

Gjatë kontrolleve, u përcaktua se katër shtetasit e Shqipërisë kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror.

Në vendngjarje, policia gjeti karp me një peshë totale prej rreth 60 kilogramësh.

Ministria e Brendshme thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse kundër të ndaluarve.