Katari mbylli përkohësisht hapësirën ajrore pas paralajmërimeve nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar

Gjatë ditës së sotme, është raportuar se si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar qytetarët e tyre në Katar që të qëndrojnë në vend (shelter in place), raporton ABC.

SHBA ka deklaruar se paralajmërimi është bërë “nga një kujdes i shtuar”, ndërsa autoritetet e Katarit janë shprehur se ky paralajmërim nuk pasqyron situatën reale.

Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore të vendit.

Ministria e Jashtme e Katarit shtoi se ky veprim është ndërmarrë për të siguruar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.

Kjo ndodh ndërkohë që Irani ka përsëritur kërcënimet e mëparshme për hakmarrje kundër SHBA-së pas sulmeve ndaj objekteve të tij bërthamore.