Kandidatët për rektor të UT-së shpalosën programet e tyre, Dervishi deshi të largojë Rusin nga gara

Sot, kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës prezantuan programet e tyre të punës për mandatin tri vjeçar, 2023-26 për të cilin garojnë, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët, Bashkim Ziberi, Dervish Alimi, Jusuf Zejneli dhe Myqereme Rusi, shpalosën në detaje platformat e tyre programore për mandatin e sipërpërmendur.

Të gjithë kandidatët deklaruan se, në rast të zgjedhjes së tyre rektor të Universitetit të Tetovës, do të angazhohen dhe se do të vihen në shërbim të studentëve, të stafit akademik dhe Universitetit të Tetovës në tërësi.

Programet e kandidatëve:

Kandidati për rektor Dervish Alimi pati kundërshtuar pranimin e aplikimit për rektor nga ana e Myqireme Rusit për shkak moshës së saj dhe daljes në pension në prag të zgjedhjeve. Megjithatë, Komisioni Universitar i Zgjedhjeve e refuzoi këtë kundërshtim si të pa bazë.

Votimi është paraparë të mbahet më 21 qershor nga ora 12 deri në ora 14, dhe rezultatet pritet të shpallen deri në fund të po kësaj dite.

Sipas statutit të UT-së, rektori e merr detyrën në fillim të vitit akademik.

Ky konkurs ishte i dyti që u publikua në periudhë brenda dy javësh, konkursi paraprak u anulua për shkak se kishte kriter shtesë për kandidatët e interesuar. Konkretisht kërkohej që kandidatët e interesuar të kishin 15 vite përvojë pune, ky kriter nuk ishte i paraparë as në Ligjin për arsim të lartë as edhe në vetë Statutin e këtij universiteti, madje i njëjti ishte favorizues për dikë ndërsa diskriminues për disa të tjerë. Ky kriter nuk ishte i vendosur në ndonjë konkurs nga universitetet publike tjera . Kjo shkelje dhe shkelje të tjera u konstatuan edhe nga inspektimi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në UT. Konkursi i ri nuk e përmbante këtë element.

Ky konkurs është dashur të përfundojë dy vite më parë. Por, konkursi në vitin 2021 nuk u shpall. Ushtrues detyre i rektorit u caktua Reshat Qaili, por ai në këtë detyrë për gjashtë muaj nuk shpalli konkurs për rektor. Më pas, në këtë detyrë në maj 2022 si u.d erdhi Vullnet Ahmeti i cili nuk shpalli konkursin brenda 30 ditëve të parapara si në ligj. Ndërsa së fundmi nëntorin e vitit 2022 në këtë detyrë si u.d erdhi Kushtrim Ahmeti– u.d rektori aktual i cili njëjtë nuk publikoi shpalljen për zgjedhjen e rektorit në afat prej 30 ditëve. Këto shkelje u konstatuan edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Në lidhje me këtë rast që nga publikimi i konkursit paraprak, inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, konstatimi i shkeljeve, anulimi i konkursit dhe shpallja e konkursit të ri, lexoni analizën e hollësishme e Portalbit: