U publikuan shtetet që e kanë miratuar Deklaratën Politike në Mbrojtje të Al, mes tyre edhe disa vende të rajonit

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris njoftoi ditën e mërkurë se disa vende, përfshirë Shqipërinë, kanë miratuar Deklaratën Politike mbi Përdorimin e Përgjegjshëm në Mbrojtje të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Autonomisë. Deklarata përcakton normat për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të IA në fushën e mbrojtjes, duke theksuar përputhshmërinë me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, trajnimin e personelit, masat mbrojtëse dhe testimin rigoroz dhe rishikimin ligjor për sistemet ushtarake të IA, raporton ABC.

“Në thelb, është besimi ynë se teknologjia me ndikim global meriton veprim global. Dhe kështu, për të siguruar rend dhe stabilitet në mes të ndryshimeve teknologjike globale, unë besoj fuqimisht se ne duhet të udhëhiqemi nga një grup i përbashkët mirëkuptimesh midis kombeve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të zbatuar rregullat dhe normat ekzistuese ndërkombëtare për AI dhe të punojnë për të krijuar rregulla dhe norma të reja”, u shpreh Harris.

Deklarata Politike mbi Përdorimin e Përgjegjshëm Ushtarak të Inteligjencës Artificiale dhe Autonomisë ofron një kuadër normativ që trajton përdorimin e këtyre aftësive në fushën ushtarake. E nisur në shkurt 2023 në Samitin e UA përgjegjëse në domenin ushtarak (REAIM 2023) në Hagë, Deklarata synon të krijojë konsensus ndërkombëtar rreth sjelljes së përgjegjshme dhe të drejtojë zhvillimin, vendosjen dhe përdorimin e AI ushtarake nga shtetet.

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë të gjitha shtetet që të mbështesin Deklaratën dhe të bashkohen me shtetet e tjera miratuese për të promovuar përdorimin e përgjegjshëm ushtarak të AI dhe autonominë.

Shtetet miratuese që nga 1 nëntori 2023:

  • Shqipëri
  • Australi
  • Belgjikë
  • Bullgaria
  • Kanada
  • Republika Çeke
  • Danimarka
  • Estonia
  • Finlanda
  • Francë
  • Gjeorgjia
  • Gjermania
  • Hungaria
  • Islanda
  • Irlanda
  • Itali
  • Japonia Kosovë
  • Letonia
  • Liberia
  • Malavi
  • Mali i Zi
  • Maroku
  • Maqedonia e Veriut
  • Portugalia
  • Rumani
  • Singapori
  • Sllovenia
  • Spanja
  • Suedi
  • Mbretëria e Bashkuar
  • Shtetet e Bashkuara.