Kaja Kallas bëri thirrje për “presion më të fortë ndërkombëtar” mbi Moskën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas, bëri thirrje sot për “presionin më të fortë ndërkombëtar” mbi Rusinë, pas sulmit të fundit ajror rus në Ukrainë që vrau të paktën 12 persona, transmeton Portalb.mk.
Sulmet e mbrëmshme tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe shkatërrimin e Ukrainës. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis të pafajshmëve të vrarë dhe të plagosur.
“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë”, shkroi Kallas në Platformën X.
Autoritetet në Kiev thanë paraprakisht se të paktën 12 persona ishin vrarë në sulmet ajrore ruse në disa rajone, disa orë para një shkëmbimi të planifikuar të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Midis viktimave ishin tre fëmijë në rajonin veriperëndimor të Ukrainës, Zhytomyr.