Ka ndërruar jetë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 45-vjeçare ka ndërruar jetë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski, njofton Portalb.mk.

Nga LSDM kanë shprehur ngushëllime deri te familja e tij.

“Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët e mbajnë mend si luftëtar të madh për të drejtat e punëtorëve, i cili ka lënë gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe të punëtorëve në Maqedoni”, thonë nga LSM.

Dimovski ishte kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Hotelerisë, Turizmit, Ekonomisë komunale-banesore, Zanateve dhe Mbrojtjes së Shoqatave.

Për kryetar të LSM-së së Maqedonisë u zgjodh në vitin 2017.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 13.