Kryetari i Këshillit të Lidershipit Presidencial të Jemenit, Rashad Muhammad al-Alimi, ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak të veprimeve të separatistëve në lindje të vendit, transmeton Euronews.
Vendimi u bë i ditur përmes një dekreti zyrtar të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SABA. Në dokument thuhet se marrëveshja e përbashkët e mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe anulohet menjëherë.
Gjithashtu, autoritetet jemenase i kanë kërkuar Abu Dhabit që të tërheqë të gjitha forcat ushtarake dhe personelin teknik nga territori i Jemenit brenda një afati prej 24 orësh.