Ja librat që Shtëpia Botuese “Logos –A ”i ka botuar gjer më tani për këtë vit

Portalbi ka planifikuar të sjellë për ju botimet e shtëpive botuese të Maqedonisë së Veriut. Përditësojuni me botën letrare, pavarësisht shijeve tuaja. Sot ju sjellim botimet e Shtëpisë Botuese “Logos- A ”. Shtëpitë botuese secilin vit realizojnë planifikimet e tyre vjetore, libra të cilët dalin në dritë, por që ne nuk u kushtojmë vëmendje. Të botosh një libër, nuk është punë e lehtë e aq më pak të drejtosh një shtëpi botuese. Ndaj, kujdesin më të vogël me të cilin ne mund t’i shpërblejmë shtëpitë botuese është, që tu kushtojmë pakëz vëmendje se çka kanë botuar, ç ‘thonë ato libra, ose të tjerët për to. Kështu, mbase dhe më lehtë arrijmë të pasurohemi me dije të reja dhe të pasurojmë dhe raftet tona, duke i kërkuar në libraritë e qytetit.

Dyzet net- X

Logos-A para jush sjell veprën e radhës “DYZET NET – X” të teologut të mirënjohur Metin Izeti.

Leximi i “Dyzet Net” e pasuron lexuesin në fushën e teologjisë dhe studimeve islame. Ky libër iu dedikohet teologëve, studiuesve të religjionit dhe masës së gjerë.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Heshtja e pianistes – Tregime

Logos-A sjell veprën me titull “Heshtja e Pianistes” nga autorja Neviana Shehi.

Gjuha poetike që përdor Shehi shfaq thellësinë e ndjenjave, duke krijuar lidhje të forta me lexuesin.

Shehi me mjeshtri kombinon elementet e tregimit me thellësinë e poezisë.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Hama e çarë – Roman

ShB Logos-A nxori nga botimi romanin “Hana e çarë” të autorit Shkelzen Marevci.

Ky roman shpërfaq vuajtje të thella që yshten nga vendime të ngutshme, që konsistojnë në injorancë dhe emocione dashurie të pakontrolluara.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Një e shtunë në fundprill- Poezi

ShB Logos-A nxori nga botimi librin me poezi të autorit Daim Miftari, “Një e shtunë në fund prill”.

Qëllimi i këtij libri është të komunikojë në të tashmen, pra krijimet poetike të përjetohen nga të gjitha brezat dhe vendet si realitet i hidhur apo i lumtur i çdo lexuesi kudo që të jetë dhe pa marrë parasysh kohën…

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Miti i demokracisë

Libri “MITI I DEMOKRACISË” nga autori suedez Tage Lindbom është libri të cilin Logos-A ia sjell lexuesit.

Në këtë libër Lindbom shtjellon një mit politik që dallon nga ai eskatologjik, në të cilën demokracia mesianizohet si pjesë e botëkuptimit perëndimor.

Sipas tij, demokracia si sistem njeriun e shpie në lartësim pseudo metafizik, e bën të vetë hyjnizohet, të vetë adhurohet, i ofron atij plotpushtetshmëri dhe njëdimensionalitet të pacak dhe në fund e shpie në një krizë nihiliste qytetërimore.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Ngjyrat e qershisë- Roman

Shtëpia botuese Logos-A ka botuar së fundmi librin me titull “Ngjyrat e qershisë” të akademikut boshnjak Enes Karic.

Ky roman, i cili i ofrohet lexuesit në gjuhën maqedonase, pasqyron dhe dëshmon një kohë të rastësishme, në një fshat boshnjak, ku ndodhin ngjarje që tronditin boshnjakët dhe jo vetëm, por çdo njeri në përgjithësi.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Peshku i zi vocërrak – për fëmijë

Sh.B. Logos-A pasuron bibliotekën me titujt e librave për moshatarët e vegjël. Këto ditë nga botimi e nxori librin “Peshku i zi vocërrak” të autorit Samed Behrengi. Një libër i ilustruar për moshat 8-10 vjeç.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Postokolonialia Poezi

Logos-A para lexuesve sjell librin më të ri “Postkolonialia” të autorit Milazim Krasniqi.

Në këtë vepër përmblidhen poezi të ndryshme që autori Krasniqi i ka shkruar ndër vite.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Filozofi për qejf – vëllimet 1-4

Seria me katër vëllime e Omer Sevinçgül-it, me emëruesin e përbashkët “filozofi për qejf”, përbën një vepër e cila mundohet ta paraqesë sa më grishëse filozofinë, duke i përcjellë idetë kryesore me një modus të kuptueshëm nga lexuesi “i thjeshtë”. Kjo është një qasje e cila ia heq filozofisë atë hijen e rëndë që ka marrë në sytë e shumicës, si “e vështirë”, “e pakuptueshme”, “e ftohtë” etj.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Si po na budallepsin

“Si po na budallepsin…”, është libri i radhës që Sh.B. Logos-A ia sjell lexuesit nga autori John Taylor Gatto.

Ky libër ashtu siç mund të vërehet nëpërmjet titullit, është kritik ndaj arsimit institucional modern.

Sipas autorit, edukimi i fëmijëve në epokën moderne nuk duhet t’i takoj vetëm shtetit. Ky libër iu shërben mësimdhënësve, pedagogëve, dhe të gjithë atyre që duan të njihen më temën në fjalë.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet ruse

Logos-A para lexuesve sjell librin “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në raportet e konsujve rusë…”, përgatitur nga historiani Fehari Ramadani dhe balkanologia ruse Marina M. Frollova.

Në këtë vepër mjaft të rëndësishme, janë përmbledhur rreth 200 dokumente që i kushtohen Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shikuar nga këndvështrimi i diplomatëve rusë.

Është një vepër më se e nevojshme në kuadër të studimeve ballkanike e historike.

Libri iu rekomandohet historianëve, studiuesve dhe të gjithë atyre që duan të njihen me temën në fjalë.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Verë me diell të djegu r- Poezi

ShB Logos-A nxori nga botimi librin me poezi të poetes Laureta Rexha.

Në këtë libër autorja shpalos poezi me motive të ndryshme që i kushtohen njeriut.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Njihi kafshët përmes ajeteve – Njihi bimët përmes ajeteve

ShB Logos-A lexuesit ia solli veprat: “Njihi bimët përmes ajeteve” dhe “Njihi kafshët përmes ajeteve” nga autorja Nurcan Yıldırım.

Bëhet fjalë për tekste që përmbajnë ilustrime të ndryshme me qëllim që teksti të jetë i pranueshëm edhe te moshatarët e vegjël.

Nëpërmjet veprave në fjalë, autorja tregon për vlerën e bimëve dhe kafshëve që përmenden në Kur’an.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

100 te hëna sociologjike

Sh.B. Logos-A para lexuesve sjell librin me titull: “100 të hëna sociologjike” të sociologut Ali Pajaziti. Bëhet fjalë për përmbledhje të refleksioneve, analizave profesionale dhe diskutimeve sociologjike që autori ia ofron lexuesit. 100 të hëna, respektivisht janë 100 javë që si ditë e parë e javës e hëna përcakton agjendën javore dhe kontinuitetin.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Hana e Çarë

ShB Logos-A nxori nga botimi romanin “Hana e çarë” të autorit Shkelzen Marevci.

Ky roman shpërfaq vuajtje të thella që yshten nga vendime të ngutshme, që konsistojnë në injorancë dhe emocione dashurie të pakontrolluara.

Kopertinë libri
Kopertinë libri

Perandoria e kuzhinës osmane

Perandoria e kuzhinës osmane” nga autorja britaneze-turke Mary Işın është libri më i ri të cilin Logos-A e sjell në duart e lexuesve.

Libri flet për përhapjen e kulturave ushqimore dhe shkëmbimet e tyre nga një skaj në skajin tjetër të perandorisë, madje edhe në truallin evropian.

Nëpërmjet librit synohet të sqarohet që perandoria osmane krahas një perandori në sferën politike e ushtarake, posedonte përmasa perandorake edhe në kuzhinieri dhe kulturën e të ushqyerit.

Kopertinë libri
Kopertinë libri