Izraeli vrau 3 të burgosur palestinezë menjëherë pasi i liroi

Ushtria izraelite qëlloi dhe vrau tre të burgosur palestinezë menjëherë pas lirimit të tyre të shtunën në mbrëmje në zonën Al-Sudaniya, në veriperëndim të Gazës, thanë dëshmitarë dhe burime, transmeton Anadolu.

Trupat e tyre u sollën në Spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Nuk kishte informacion të mëtejshëm rreth lirimit të të burgosurve.

Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 43.500 palestinezë dhe duke e bërë enklavën pothuajse të pabanueshme.

Izraeli përballet akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në enklavën e bllokuar.