Izraeli ka vrarë një komandant të lartë iranian i cili e ka financuar Hamasin

Izraeli sot kumtoi se ka vrarë një komandantë të lartë iranian derisa dy vendet edhe më tej shkëmbejnë sulme, një ditë pasi Teherani deklaroi se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor derisa është nën kanosje, ndërsa Evropa përpiqet të mbaj negociata paqesore. Said izadi, i cili e udhëhiqte Korpusin palestinez të forcave Kuds, dega tejoqeanike e Gardës revolucionale iraniane, është vrarë në një sulm në banesë në qytetin iranian Kom, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Izrael kac, shkruan SAKAMDAKAZHAM.MK, njofton Portalb.mk.

Duke e quajtur vrasjen e tij “arritje të madhe për shërbimin e zbulimit izraelit dhe forcave të aviacionit ajror”, kac në kumtesë potencon se Izadi e ka financuar dhe armatosur grupin militant palestinez Hamas para sulmit të tyre ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, që e shkaktoi luftën në Gazë.

Garda revolucionare kumtoi se pesë anëtarë të saj janë vrarë në sulmet ndaj Horamabadit, sipas raporteve të mediave iraniane, në të cilët nuk përmendet Izadi, i cili ishte në listën me sanksione të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Mediat iraniane paraprakisht sot kumtuan se Izrael ka sulmuar një ndërtesë në Kom, me ç’rast jetën e ka humbur një 16-vjeçar dhe janë lënduar dy persona.

Rreth orës 2:30 të mëngjesit, Irani nisi një breshëri raketash drejt Izraelit, duke bërë që sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore të kapnin raketat në qiellin mbi Tel Aviv. Shërbimet e emergjencës publikuan imazhe që tregonin një zjarr në çatinë e një ndërtese shumëkatëshe në Izraelin qendror.

Menjëherë pas kësaj, ushtria izraelite kumtoi se forcat e saj kishin filluar një valë të re sulmesh ndaj depove për raketa dhe lansim të lokacioneve infrastrukturore në Iran. Izraeli tha se kishte goditur dhjetëra objektiva ushtarake, duke përfshirë edhe lokacione për prodhim të raketave, një strukturë kërkimore që tha se ishte e përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore në Teheran dhe struktura ushtarake në Iranin perëndimor dhe qendror.