“Emin Duraku”, fitues i disa çmimeve në Festivalin Folklorik në Nesebar në Bullgari

Ansambli “Emin Duraku”-Shkup fiton Çmimin e Artë-Grand Prix por kësaj rradhe në arenën ndërkombëtare, atë në festivalin folklorik në Nesebar-Bullgari, shkruan Portalb.mk. Festivali “Nestia Folk Festival”, Nesebar , mblodhi ansamble të ndryshme të Evropës , duke u kthyer në mozaik të pasur kulturor, thuhet në njoftimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”, Shkup.

Artistët e këtij grupi rrëmbyen edhe çmime tjera:

Çmimi “Mister Festival”-Avni Zeneli,
Çmimi “Veshja më e mirë kombëtare”-Xheneta Zeneli,
Çmimi “Zotim i kërcimit vendas-Bullgar”-Jasin Brava.

në Foto nga prezantimi i AKV “Emin Duraku” në festivalin folklorik në Nesebar në Bullgari. Foto: AKV Emin Duraku (Facebook)
Foto nga prezantimi i AKV “Emin Duraku” në festivalin folklorik në Nesebar në Bullgari. Foto: AKV Emin Duraku (Facebook)

“Kur cilësia artistike e valltarëve tanë vlerësohet nga profesionistë të vërtetë në skena ndërkombëtare, nderi i Shkupit dhe i gjithë artit tonë kombëtar shëndrit më fuqishëm. Tradita jonë, krenaria jonë-vazhdojmë ta çojmë kulturën Shqiptare përtej kufijve. Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe pasionit të pashoq që artistët tanë sjellin në çdo paraqitje. Kultura dhe tradita shqiptare po zënë vendin që meritojnë në hartën e artit botëror. Krenaria jonë nuk ka kufij-Shkupi, kombi dhe kultura Shqiptare u ngritën lart me ju.” thanë nga ky ansambël.

në Foto nga prezantimi i AKV “Emin Duraku” në festivalin folklorik në Nesebar në Bullgari. Foto: AKV Emin Duraku (Facebook)
në Foto nga prezantimi i AKV “Emin Duraku” në festivalin folklorik në Nesebar në Bullgari. Foto: AKV Emin Duraku (Facebook)

Festivali “Nestia Folk Festival”, Nesebar , mblodhi ansamble të ndryshme të Evropës , duke u kthyer në mozaik të pasur kulturor, thuhet në njoftimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”, Shkup.