Izraeli goditi sërish Beirutin, udhëheqësi Mojtaba Khamenei përfundoi në koma
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme futet në ditën e saj të 13-të, shtirja e saj në rajon sa vjen e rritet, raporton TopChannel. Ditën e sotme dy anije cisterna që transportonin naftë janë sulmuar teksa kalonin në Gjirin Persik duke lënë pas një viktime.
Nga ana tjetër Izraelit e ka zhvendosur vëmendjen nga Libani ku synon të godasë pozicionet e Hezbollahut. Në sulmin e tyre të fundit në kryeqytetin libanez të Beirutit raportohet se kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.
Ndërkohë mediat italiane raportojë se para pak kohësh raketat iraniane kanë goditur bazën italiane e Erbilit e cila ndodhet në Irak.
Lideri i ri Suprem i Iranit është në gjendje kome, pohon gazeta e njohur britanike The Sun. Mojtaba Khamenei që zuri vendin e babait të tij si udhëhëqesi që në fakt, ka fjalën e fundit për çdo vendim të marrë në regjimin e ajatollëhev ishte plagosur rëndë në një sulm ajror, pohon media e njohur.