Izraeli e pranoi sulmin në Katar, OKB-ja e dënoi sulmin

Izraeli ka marrë përgjegjësinë e plotë për sulmet në Doha. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë zyrtare ka thënë se sulmi u kryer kundër terroristëve të Hamasit, raporton ABC.

“Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesore terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. Izraeli e nisi e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se SHBA luajtën rol në operacion. Një zyrtar izraelit tha se Donald Trump “dha dritën jeshile” për sulmi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”.

Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamas në Katar, Guterres e ka përshkruar Katarin si “një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve”.

Ai kërkoi nga palët të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe jo për ta shkatërruar atë.

“Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë”, tha shefi i OKB-së